Këngëtari me famë botërore, Elton John ka zbuluar se humbi shikimin pasi luftoi me një infeksion serioz të syrit.
Muzikanti 77-vjeçar e bëri zbulimin të dielën në mbrëmje, teksa iu drejtua të ftuarve në Teatrin Dominion në West End të Londrës, pas shfaqjes së “Djalli vesh Prada: The Musical”.
“Siç mund ta dini disa prej jush, unë kam pasur probleme dhe tani kam humbur shikimin. Nuk arrita ta shikoja shfaqjen, por më pëlqeu ta dëgjoja atë”, tha Elton John para njerëzve, sipas BBC.
Në shtator, John zbuloi se një infeksion i rëndë i syrit ndërsa ishte në Francë, e kishte lënë të verbër në syrin e djathtë dhe me “vetëm shikim të kufizuar” në të majtën.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
