I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka qenë supermodeli Elton Ilirjani, i cili 10 vite më parë në po të njëjtën studio ka pranuar orientimin e tij seksual.
Blendi Fevziu e ka pyetur Eltonin përse mbërriti me shoqërues në studio dhe përgjigjia e Eltonit ishte se në Shqipëri ai ndjehet i pasigurt.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?
Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua.
Blendi Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.
Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?
Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…
Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?
Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.
Blendi Fevziu: Pse?
Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.
Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?
Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.
Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?
Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje.
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor