Këngëtarja Elsa Lila ka qenë e ftuar në podcastit “FLASIM” të kryeministrit Edi Rama, ku ka folur për arrestimin e saj në Itali, por edhe për koncertin e saj të parë recital, në Tiranë, titulluar “Finalmente”.
Pjesë nga biseda:
Kryeministri Edi Rama: Si e provove qelinë, me ç’rast?
Elsa Lila: Qelinë e provova kur u arrestova vitin e kaluar.
Kryeministri Edi Rama: Përse?
Elsa Lila: Sipas tyre për shpërndarje të lëndëve narkotike; gënjeshtër e madhe, po e madhe, shumë e madhe.
Kryeministri Edi Rama: Po sa kohë ndenje në qeli në atë kohë?
Elsa Lila: Kam ndenjur 2 muaj, nga këta 2 javë në izolim. Izolim do të thotë izolim, do të thotë një dhomë pa dritare, pa asgjë. Ditët janë shumë të gjata, nuk mbarojnë kurrë.
Kryeministri Edi Rama: Sensin e orës e kishe?
Elsa Lila: Jo absolutisht. Orientohesha me vaktet që servireshin. Pra, vinte dreka e duhet të jetë pak a shumë ora 1. Nuk kishte as dritë aty brenda, kështu që nuk mund të orientohesha me dritën e diellit, por ama është një eksperiencë kaq e fortë psikologjikisht sa ti nuk je më njëlloj pastaj mbrapa. Ai është një moment kufiri, ku ti duke ditur që je i pafajshëm dhe do dalësh që aty, ose e shfrytëzon atë moment për të medituar fort dhe për të evoluar mendërisht dhe spiritualisht një shkallë më lart, ashtu siç unë kërkoj të bëj gjithmonë ose shkon mbrapsht dhe nuk kthehesh më indietro. Është një fije peri që e ndan atë moment dhe unë pas 3 ditëve të para që i mbaj mend si nëpër ëndrra sepse nuk kam ngrënë, nuk kam pirë, nuk kam fjetur, nuk jam shtrirë në atë krevat, kam ndenjur në një karrige ulur në atë dhomë, se nuk dua ta quaj qeli, sepse tek e fundit nuk e ka fajin ajo, pse ta quaj qeli. Tek e fundit, ishte ajo ku unë banova për dy javë dhe u mundova dhe ta dua atë dhomë, që mos të shqetësohesha shumë. Muret ishim me emra, data, me mesazhe, poezi, kishte shumë për të parë nëpër mure dhe për të fantazuar dhe jo vetëm, por nëse përqendroheshe, kishte shumë energji të lënë aty brenda nga gjithë njerëzit, dhimbjen që kanë përjetuar aty brenda. E ripërsëris, ngaqë e dija që do dilja shpejt, pasi unë nuk kisha lidhje me atë histori, vendosa që ta përjetoja si një nga eksperiencat e jashtëzakonshme, të çmendura që më kanë ndodhur gjatë jetës dhe ta përdorja si mjet rritjeje psikologjike dhe spirituale dhe jo si mjet auto-shkatërrimi.
- Greqia shkundet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
- Rozana shpërthen ndaj Neda Ballukut: Kur ka qenë në Big Brother…
- VIDEO/ Elton Ilirjani: Pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevisë me të birin
- Banori i Big Brother VIP Albania 4: Nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual
- Këta janë dy banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4
- 2 Janar 2025/ “Kjo do të jetë një ditë e mbushur me energji pozitive”, dashuria, puna, paratë për secilën shenjë Horoskopi