Egli Tako ka reaguar për herë të parë mbi zhurmën e madhe që u krijua kur, në një koncert të saj në Drenicë të Kosovës, njerëzit në publik thirrën njëzëri ofendimin e njohur ndaj Serbisë të cilin ajo e mbështeti.
“E kam vënë flamurin dhe kam filluar të këndoj këngën. Në momentin që unë kam qenë duke vendosur flamurin, turma poshtë fillon dhe thotë ‘Serbi, Serbi…’ dhe atë pjesën tjetër që e dimë të gjithë tani, mos të bëjmë sikur jemi rritur në Paris.Dhe vetëm vazhdonin dhe e thonin, dhe për një moment, e ndjeva të natyrshme të bashkohesha me ta. Në fund të ditës unë mund të mos jem e Kosovës, unë mund të mos kem vuajtur luftën e tyre, ama unë vij nga një familje që ka dhënë jetën për luftën tonë, Nacional-Çlirimtare këtu në vendin tonë. Më kanë vdekur personat dhe njerëzit e familjes, nga e cila kam marrë dhe emrin. Vij nga një gjysh që më ka rritur që copë mishi, deri 18 vjeç, duke më folur për këtë luftë, duke qenë partizan. E ndjeva të isha pjesë e asaj që po thonin, në fund të ditës, patjetër ne marrëdhëniet diplomatike mund t’i kemi shumë të mira me Serbinë, por sigurisht që unë nuk e dua kurrë Serbinë. Ajo gjë i ka ndodhur vendit tonë, Kosova për mua është njësoj si Shqipëria“, tha ajo në “The Dalina Show”.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
