Aktorja Egla Ceno ka patur një rol të vogël në serialin televiziv më të shikuar italian, “Cento Vetrine” apo i njohur në shqip si “100 Vitrinat”.
Në një intervistë të para gjashtë viteve për “Panorama”, Egla ka zbuluar disa detaje nga eksperienca e saj në këtë serial ku ka interpretuar një rol të vogël.
“Te ‘100 vitrinat’ kam pasur një rol të vogël të një gruaje që kishte vrarë burrin. Më shumë e gëzuar ndihej komshia ime, Caterina në fakt dhe e tregonte duke më ulëritur nga kopshti i saj: ‘Eglaa je te 100 Vitrinat!’”, ka thënë Egla.
Egla ka jetuar një periudhë të gjatë në Itali dhe para 10 vjetësh është rikthyer sërish në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj mbi 100 ditor në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ky fakt nuk është vënë në pah dhe Egla duket të mos ketë folur shumë mbi këtë periudhë të rëndësishme të jetës së saj.
- Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në BBV: Nuk duhet ta harrosh qëllimin që ti ke
- VIDEO/ Rozana Radi “i kërkon llogari” Gertës: Pse nuk na falenderove!
- VIDEO/ Gerta-Eglit: Je zero pa Gjestin, do dalësh shumë shpejt!
- “Cili është çelësi i suksesit tënd?” Ja si i përgjigjet Kiara ndjekëses në Instagram
- VIDEO/ Kiara Tito publikon foton: Ja si e imagjinoj Lunën këtë verë
- VIDEO/ Valbona bërtet me të madhe, Egli mbyll veshët dhe e injoron