Ish-banorja e Big Brother VIP 2, Efi Dhedhes e ka mbështetur Eglin Takon, duke bërë thirrje për më shumë empati dhe dashuri.
Në një postim në rrjetet sociale, Efi shprehet se Egli u bë e keqja e vetes së saj.
“Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër. Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, mendor apo në çdo lloj aspekti të shëndetit duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim Dashuri! Dhamë mendimet tona gjatë lojës, në këtë moment i vihet pika! Në këtë moment duhet të bëhemi empatikë dhe të ndërgjegjësohemi, që njeriu i parë që duhet të kujdesemi dhe t’i japim dashuri është vetja jonë. Duhet të gjejmë veten në situata të tilla dhe të kuptojmë, pse jo të përcjellim edhe një mesazh. Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.”, shkruan Efi.

- VIDEO/ Nevina Shtylla e pyet se si do jetë marrëdhënia me Gjestin jashtë BBV, ja si përgjigjet Egli
- “Sot do të ndajmë krevatet”, Egli-Gjestit: O palaço, nuk ke faj ti…
- VIDEO/ Moderatorët e Top Channel surprizojnë finalistët e BBV4
- VIDEO/ Rozana Radi: Ja pse Gjesti, Egli dhe Laerti nuk duhet të fitojnë “BBV”
- Sondazhi: Nëse do ishin “kokë më kokë”, ja kush do ta fitonte BBV4
- “Di si t’i bëjë paratë të punojnë për të”, këto shenja Horoskopi kanë aftësi për të tërhequr para