Sht. Dhj 28th, 2024

E zuri poshtë ashensori, humb jetën kamarieri në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, ku humi jetën një 17-vjeçar. Sipas policisë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit, që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal).

“Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas po të njëjtave burime, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim pronarin e lokalit, shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *