G Bani ka reaguar ashpër ndaj Arsidës, pasi ish-banorja inicioi një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj, gjatë periudhës që ishte pjesë e formatit.
Duke sqaruar arsyet që e shtynë të merrte hapin drastik, Arsida u shpreh se është e gatshme të tërhiqet nga vendimi nëse G Bani i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.
“Të mbajë fjalën që ka thënë, të më japë dorën dhe ta mbyllim këtë lojë sipas mënyrës sime“, tha ndër të tjera banorja.
Debati mes Arsidës dhe G Banit:
Arsida: Pas prime kur ke dalë nga dhoma e rrëfimit ke thënë që kur të dalë që këtu mund të thërrasësh babanë dhe djalin. Kur kam shkuar në shtëpi vajza e madhe më ka thënë ‘a është normale të flasësh kështu?’. I thashë mos u shqetëso se do ta zgjidhim… Është përdorur fjala e pamoralshme dhe fjalë të tjera. Mua më pëlqen të zgjidh gjërat me mirëkuptim, dhe sonte atë dua. Dua të shkoj në shtëpi t’i them vajzës që ‘ne bëmë një lojë, gabuam dhe G Bani më kërkoi falje’. Shpresoj të jetë kjo zgjidhja, por nëse nuk do të jetë kjo do t’i them vajzës ‘që nuk duhet të tërhiqesh pas kur je në të drejtë’.
G Bani: Vazhdon të jesh e pabesë dhe dinake, vajzës tënde t’i thuash që G Bani të kërkon falje. Një nga kushtet e tua ishte dhe që të tërhiqem nga loja, dhe këtë kënaqësi nuk ta jap. Pas faljes që të kërkoj, po të them që fjalën rrugaçe kur kam ikur nga Shqipëria e kam ditur që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rrugë dhe përdorin gjuhë agresive në debat. Do iki nga Big Brother kur të më përjashtojë populli ose kur autoritetet pasi të jetë marrë vendimi të vijnë dhe të më arrestojnë për këtë çështje.
Arsida: Do doja shumë të kishim një raport tjetër, por më vjen keq, por shpresoj të gjesh një avokat sepse kam demonstruar që për fjalën që them, mbaj përgjegjësi.
G Bani: E konsideroj gjënë më të bukur që jep shembull se kur një femër konsideron se cënohet t’i drejtohet ligjit. Do mundohem të gjej një avokat. Të kërkoj falje një mijë herë ty dhe vajzës tende, kurse që të iki nga Big Brother për këtë gjë nuk do ta bëj. /Top Channel
- E kallëzoi penalisht për shpifje, G Bani i kthehet Arsidës: Vazhdon të jesh e pabesë dhe dinake, do iki nga BBV kur të më përjashtojë populli
- FOTO/ Sara Hoxha zbulon pamje nga ditëlindja e saj
- “Më deshët, më kritikuat, më përqafuat”, Neda Balluku reagon pas Prime të BBV4: Më keni fryrë zemrën nga dashuria!
- “Fati dhe dashuria do të ecin paralel”, Horoskopi i datës 19 Janar 2025
- “Egli nuk e donte Xumin sepse i dukej si hallexhi”, Amber shkakton të qeshura në studion e BBV4
- Rozana i kthehet Gertës: Ti nuk e di sa herë kam qenë para dyerve të spitalit për të pasur atë fëmijë