Enj. Jan 23rd, 2025

“Duhet ta shfrytëzojë këtë 4 ditësh”, astrologia Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për ditët e mbetura të javës

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e mbetura të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus.

Dashi
Duhet ta shfrytëzojë këtë 4 ditësh për ekulibrat emocional. Ngarkesat emocionale ka qenë shqetësimi i mbartur prej ditësh në raportet personale. Zgjidheni nëpërmjet komunikimit. Këtë fundjavë fjala do jetë një armë e fortë për të sheshuar problematikat. Sot edhe nesër mos i lini hapësirë gjendjes emocionale në produktivitetin e ditës. E sotmja hyn te ditët e mira dhe prodhuese.

Demi
Urani është te ata në gradë dhe minuta të barabarta me Marsin te Gaforrja në një hyrje që ka zhvillim. Kjo bën që nga njëra anë të keni objektiva të qarta në çështjet praktike. Nga ana tjetër është gjendja emocionale që do caktojë sa produktiv do jenë sot edhe nesër. E diela do rezultojë me surpriza të bukura.

Binjakët
Ka diçka që i shqetëson ose që i pengon në mendjen e tyre apo në mënyrën si projektojnë çështjet e tyre praktike. Kjo do të qartësohet në brendësi të ditëve. E hëna e javës që vjen do rezultojë shumë e mirë për të zgjidhur këtë që i shqetëson. Përsa i përket fundjavës, ka ngjyra shumë të bukura dhe është një fundjavë që për Binjakët që do rezultojë me ndjesinë: Më në fund në shtëpi.

Gaforrja
Kontrolloni nervozizmin dhe mos i jepni rëndësi ngacmimeve të momentit. Marsi është te ju në hyrje 5 këndorë zhvillimi të Uranit. Kjo bën që duke qenë mirë e bukur, mund të shpërtheni. Kontrolloni reagimet. Fundjava do ndryshojë dhe do zgjedh njerëzit më të cilët do kalojë kohën. Do ketë arratisje të vogla.

Luani
Të vetmen këshillë është të ndjekin ritmin e situatave në ambientet e punës. Të përshtaten me ndryshimet brenda kuadratit të punës. Kjo ndjesi do jetë shumë e fortë sot. Në fundjavë do merreni me çështje të bukura në shtëpi dhe familje.

Virgjëresha
Paqartësia emocionale mund të jetë prezent te të gjithë. Ata që do qartësohen shumë shpejt janë të lindurit në 10 ditëshin e parë. Të lindurit në 10 ditëshin e fundit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ambientin e punës. Zhvillimet praktike duket sikur ka momente të premten dhe të shtunë që do ju bëjë të ndiheni ose në kulmin e vëmendjes ose në kulmin e inteligjencës. Do ndiheni të vlerësuar.

Peshorja
Kanë një tendencë sot dhe nesër që mund të grinden lehtësisht. Mund të ngarkohen lehtësisht. Duhet ta marrin shtruar sot dhe nesër. Ka të bëjë me brishtësitë e tyre, sesa me të tjerët. Fundjava ka diçka që mund t’i gëzoj shumë. Sot ka një lajm në lidhje me lekun që gëzon Peshoret.

Akrepi
Ndryshe nga të tjerët, e gjejnë veten gjatë këtij 4 ditëshi që të merren me çështjet praktike të tyre. Do gjejnë një formë ose një mënyrë ndryshe si do zgjidhin çështjet praktike. Të shtunë dhe të dielën ka vend për dashurinë. Janë pritës të dashurisë, jo dhënës. Do marrin atë që kanë dhënë fundin e javës që kaloi.

Shigjetari
Hëna është te ata nesër në një hyrje 4 këndore me Saturnin deri nesër, duhet të vazhdojnë të jenë tolerant dhe të kujdesshëm me komunikimin në çift. Ngarkesat apo shqetësimet vazhdojnë të jenë tematika qendrore. Çfarë do lloj sqarimi apo diskutimi do marri formën më të mirë dhe do futet në rrugën e vet, duke filluar fillimin e një periudhë shumë të mirë që nga e shtuna në darkë. Nis ekstremi i asaj që keni kaluar deri më tani. Sot mund të merrni ndonjë propozim në lidhje me punën.

Bricjapi
Këtë 4 ditësh do preferojnë të merren me diçka ndryshe nga rutina e tyre. Kjo do të bëjë që deri të dielën paradite impenjimi kryesorë është zgjidhja e impenjimeve të kësaj fundjave. Persa i përket të dielës, tek Bricjapët mund të zotërojë lodhja ose do tregojë lodhjen për tu llastuar.

Ujori
Kanë shumë gjëra në kokën e vet. Gjëra që i përkasin punës, shtëpisë, vetes së vet. Gjeni pak kohë për veten këtë fundjavë. Ritmi juaj do vi duke u përshpejtuar dhe duke u presionuar në ditët në vazhdim, por për mirë. Kështuqë jepini kohë vetes këto ditë.

Peshqit
E kanë Saturnin te vetja. Do jetë vështirë që Peshqit të mos përfshihen në ngatërresa. Me veten ose me të shkuarën personale. Nuk është zgjedhja më e mirë. Sot kanë një zgjidhje të rëndësishme në çështjet e punës, gjë që do t’i lehtësojë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *