Aktori i njohur, Jul Deda i ftuar në “Wake Up”, tha se donte t’i kishte gjërat në kontroll, madje shtoi se me disa prej vajzave ka ende komunikim edhe jashtë shtëpisë së “BBV”.
Pyetje: Të kemi parë shpesh me vajzat që kanë qenë pranë teje brenda shtëpisë, si Ledjona apo Erjola. Vazhdon miqësia edhe jashtë?
Juli: E kemi ruajtur miqësinë, kemi dalë kemi pirë kafe. Jo me të gjithë sepse nuk kemi pasur mundësi. Por me gocat jemi takuar jo vetëm për të treguar se brenda ka pasur një miqësi të vërtetë, por sepse kështu ka qenë vërtetë.
Pyetje: Ky raporti yt me vajzat brenda lojës ka qenë mjaft i komentuar, është thënë se ato kanë qëndruar pas teje. Çfarë mund të thuash për këtë?
Juli: Shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin. Por aty brenda kisha qejf që t’i kisha gjërat në kontroll. Edhe fakti që flija i fundit për shembull. Erdhi një moment në lojë që ishin 12 vajza dhe 4 djem dhe mbizotëronin femrat. Me mendjen time mendova që me vajzat është loja, ai është terreni që do të na ndihmojë të rrimë më gjatë në lojë. Djemtë dolën njëri pas tjetrit, sikur i kishte nëm njeri (qesh).
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
