Wed. Mar 18th, 2026

“Doja ta takoja se kisha një barrë”, Stelina flet për takimin me bashkëshorten e Mirit: Ajo erdhi vetë…

Ish-banorja e Big Brother Vip 5, Stelina ishte dje në Fun Club, ku përveç së tjerash foli edhe për takimin e saj me bashkëshorten e Mirit.

Pjesë nga intervista:

Kiara: Ke takuar bashkëshorten e Mirit, çfarë të tha për deklaratën që u bë brenda në shtëpi?

Stelina: Më tha që nuk ke nevojë që të sqarohet se e di si është e vërteta. Ajo erdhi vetë te dyqani, doja dhe unë ta takoja se kisha një barrë, se u përmend dyqani im. Jemi takuar dy herë.

Kiara: Më përpara je takuar?

Stelina: Jo se jeton në Gjermani, nuk kam patur mundësi. Më ka takuar shpesh që kur ka qenë Miri te dyqani, kur fliste në telefon i dërgonim të fala.

Kiara: Ke komunikuar me të?

Stelina: Jo nuk kemi folur bashkë. Por ajo ishte e qetë dhe nuk donte shpjegim. Ka qenë një situatë që e ka përdorur. Kur e pyeta Keijsin nga e di që e njoh Mirin tha kam gjërat e mia.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *