DASHI
Dita do të jetë e ngarkuar me punë. Mos u nxitoni të merrni vendime të nxituara sepse do pendoheni dhe nuk do ketë kthim mbrapa. Kushtojini vëmëndje dhe gjërave të vogla.Shpenzimet bëjini me kujdes nëse nuk doni të keni vështirësi dhe probleme më vonë.
DEMI
Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës sot në jetën tuaj profesionale dhe do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që keni pasur. Do ndiheni më të qetë në mbrëmje. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë po shpenzuat shuma marramëndëse situata do ju dalë jashtë kontrollit.
BINJAKËT
Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njëri-tjetrin dhe do flisni në mënyrë të qetë. Edhe pse ju jeni tipa të lëvisshem, duket sikur te ky person keni gjetuar të duhurin, shijojeni.Kujdes me financat.
GAFORRJA
Shprehini sa të mundni dëshirat gjatë kësaj dites dhe pranoni të bëni ndonjë çmënduri Keni për t’u ndier mirë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.Fati po ju ndjek në cdo aspekt të jetës. Gjëndja e financave gjithashtu do jetë gjithë kohës e mirë.
LUANI
Do bëni ndryshime rrënjësore sot në jetën tuaj dhe gjërat mund t’iu ecin ashtu si keni dëshiruar. Do bini dakord për çdo gjë me njerzit që ju rrethojen. Në planin financiar situata nuk do jetë e keqe megjithatë mirë është të mos shpenzoni me sy mbyllur. Kujdesuni për të ardhmen.
VIRGJËRESHA
Do keni një ditë të mirë dhe të mbushur me emocione të forta. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Në aspektin sentimental do te ndjeheni mjaft mirë. Duhet të përqëndroheni akoma edhe më shumë.
PESHORJA
Do i jepni prioritet absolut sot jetës tuaj në çift dhe gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Partneri nga ana e tij do mendojë edhe për surpriza të bukura.Do kaloni periudhen më të bukur të jetës suaj.
AKREPI
Duhet ta pranoni partnerin ashtu si është sot, me të mirat dhe të metat e tij. Askush nuk është perfekt, madje ju keni me shumë të këqija sesa ai. Çështjet e financave duhet t’i mbani gjithë kohës nën vëmëndje nese nuk doni të keni probleme në të ardhmen.
SHIGJETARI
Do keni një marrëdhënie të ngrohtë sot me partnerin tuaj dhe gjerat kanë për t’iu ecur më mirë. Do toleroni dhe do bashkepunoni pa fund. Shfrytëzojeni kohën për ta kaluar me miqtë.
BRICJAPI
Jeta juaj në familje të jetë e trazuar sot për ju. Nuk do merreni vesh mirë me ta dhe secili do kërkojë të dalë e veta. Debate për financat do lindin këto ditë.Është gjithone më mirë ta merrni çdo gjë shtruar. Tregohuni të kujdesshem që të sqarohen konfliktet.
UJORI
Do jeni sharmantë dhe joshës gjatë gjithë kësaj dite. Meshkujt do ju dashurojnë, do ndiheni në qëndër të vëmëndjes kudo që do të shkoni.Do ketë dhe komente negative. Mund të mërziteni disi. Por ju këshillojmë që të mos i kushtoni rëndësi fjalëve.
PESHQIT
Do jeni shumë të paduruar sot dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt, por ka për të qënë teper vonë. Kujdes me personat që ju rrethojnë pasi nuk është faji i tyre për problemet tuaja.
- “Do jeni sharmantë dhe joshës gjatë gjithë kësaj dite”, Horoskopi i datës 19 Maj
- “Sot është dita ideale të pranoni një propozim romantik”, Horoskopi i datës 19 Maj sipas Meri Shehut
- VIDEO/ “Bravo i qoftë”, Laert Vasili tregon bisedën me Luiz Ejllin
- “A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?”, ja si i përgjigjet Jozi Loredanës
- Thonë se janë ndarë, Gjesti reagon për herë të parë për lidhjen me Eglin: I kënaqum jam ditën kur të kam njoft…
- Amber bën deklaratën e fortë për Eglin dhe Gjestin