Zjarri i rënë mbrëmjen e djeshme në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku brenda saj ndodheshin dy të moshuar, nuk ishte aksidental.
Ishte djali i dy të moshuarve Altjon Sulejmanaj, 42-vjeç, që jo vetëm i vuri flakën banesës së tyre në katin e tretë të një pallati 4-katësh, por mbylli dyert në mënyrë që ata të mos dilnin dot nga banesa dhe të digjeshin.
42-vjeçari, pasi u sigurua që banesa mori flakë, u largua por policia arriti ta vinte në pranga.
Nga veprimet hetimore thotë policia, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /TCH
- Pas largimit të Eglit, Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm
- VIDEO/ Danja shpërthen në lot pas largimit të Eglit, Kelly: Një ditë nuk e shijoji, por u mor me këtë kërriçin
- VIDEO/ Zbulohet arsyeja pse Egli u largua nga BBV4, ja si reagoi Gjesti
- Këto shenja Horoskopi do përballen me të vërteta të ashpra gjatë muajit Mars
- VIDEO/ Kelly jep informacione nga jashtë Loredanës, i kthehet Jozit: Ia shave prindin nëpër dhëmbë
- VIDEO/ Klajdi Musabelliu ndan për herë të parë historinë e dashurisë: Kam 10 vjet që e dua, ajo është zemërgur