Demi
Situata në marrëdhëniet personale dhe miqësore mund të përshkruhet si e çrregullt. Durimi juaj mbahet nga një fije dhe në çdo moment mund të çahet duke thënë aq fjalë sa nuk duhet. Mund të reagoni fort për arsye të parëndësishme, ndërkohë që edhe financat bëhen shkak për reagime të forta. Jini të kujdesshëm dhe mbani një profil të ulët, për të mirën tuaj.
Gaforrja
Duket sikur ju janë çmendur paratë dhe jeni duke spërkatur sikur keni shumë rrjeta sigurie pas jush. Kushtojini vëmendje, sepse së shpejti mund të gjendeni para surprizave të mëdha dhe të pakëndshme. Në të njëjtën kohë nevoja juaj për gjëra të reja nuk e ndihmon ekonominë që duhet të bëni dhe dëshpërimi financiar është përpara. Pasiguritë kanë pushtuar jetën tuaj personale dhe nëse jeni në një lidhje apo jo, bëni lëvizje të çuditshme dhe negative për ju. Përpiquni të qëndroni të fokusuar në qëllimet tuaja dhe mos u “humbni” sa herë që ndiheni nën presion dhe të pasigurt.
Akrepi
Zhvillimet në punë dhe në karrierë ju shqetësojnë, pasi shikoni që gjërat nuk po zhvillohen siç do të dëshironit. Megjithatë, jeni me nxitim dhe kjo mund të rezultojë e kundërt. Mos harroni se nuk keni gjithmonë të drejtë dhe se nëse doni që diçka të ketë sukses, duhet të punoni shumë. Dëshpërimi juaj dhe kërkesa juaj (e pashprehur) që të tjerët të bëjnë gjërat sipas mënyrës suaj bllokon produktivitetin tuaj dhe nuk ju ndihmon të ecni përpara. Të paktën, emocionalisht ju jeni më mirë me pasion të gjallë.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
