...
Mër. Dhj 25th, 2024

Demonstrata e Bukës/ Si sot para 87 vitesh populli i Korçës u ngrit në këmbë

87 vjet më parë, më 21 shkurt të vitit 1936 qytetarët u ngritën në demonstratë. Demonstrata e Bukës njihet si një ndër lëvizjet më masive kundër regjimit të Mbretit Ahmet Zogu.

Edhe pse u shoqërua me masa ndëshkuese, Demonstrata e Bukës njihet si lëvizja e parë masive me objekt e kërkesa konkrete.

Sipas të dhënave historike, arsyet kryesore të kësaj demonstrate që u zhvillua në Korçë ishin; shtrenjtimi i jetesës, përkeqësimi i gjendjes ekonomike dhe ndoshta edhe elemente të krizës së urisë.

Kjo ngjarje zë një vend të rëndësishëm në historinë e protestave të popullit shqiptar. Kujtojmë se, përgjatë dy viteve janë mbajtur disa protesta për rritjen e çmimeve dhe veçanërisht për rritjen e çmimit të bukës. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.