...
Enj. Dhj 26th, 2024

Darka e Oltës dhe Efit, reagon Luizi: Jam zhgënjyer si ma bëri këtë

Pas një sherri mes tyre, banoret e Big Brother Vip, Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari darkuan bashkë në dhomën e surprizave.

Vajzat u sqaruan me njëra-tjetrën dhe në fund të darkës arritën të sqaroheshin.

Ky sqarim dhe takim është parë me skepticizëm nga Luiz Ejlli, i cili e konsideronte Efin të afërt.

Nuk e di fare çfarë ka Efi në mendje apo në zemër. Është e vërtetë që ajo më ka ndihmuar shumë që të afrohem me Kiarën. Ajo që pash mu duk si déjà vu, fiks si Olta dhe Genti. Thash si ka mundësi që Efi ma bëri këtë punë, u ndjeva keq. Ishte fiks si situata me Gentin. Po të ishte vetem klipi, nuk do e besoja, por për aq kohë sa e tha me zë, patjetër që e besoj. Fundja, vetëm kemi hyrë të gjithë këtu. Në kuadër të lojës, nuk i vë faj”, tha Luizi gjatë spektaklit.

Ndërsa Efi e tha qartë që është duke luajtur lojën e saj, ndërsa dy njerëzit e saj më të afërt brenda shtëpisë janë Luizi dhe Kiara Tito. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.