“La Repubblica” shkruan se këngëtarja Elsa Lila e cila është arrestuar në Itali mbante llogaritë e shitjeve të dro.gës.
“Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e shitjeve“, shkruan media italiane.
Operacioni është zhvilluar sot në Romë. Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë, dhe gjithsej janë arrestuar 13 persona.
Mes të arrestuarve ishte dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.
“I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në korrik 2015“, vijon ajo më tej.

/Labirinth