Dje në mbrëmje, stafi i “Top Channel”, festoi festën e fundvitit. Si rrallëherë Ledion Liço postoi një foto në Instagram me bashkëshorten e tij, Sara Hoxha dhe kunatën Lori Hoxha.
Po ashtu, Sara shpërndau një video, ku shfaqej ajo dhe Ledioni.
“Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë“, shkruante Sara dhe me siguri duke nënkuptuar, se qëkur janë bërë prindër daljet e tyre nëpër clube nate janë më të rralla.
Por diçka tjetër që ra në sy ishte mungesa e moderatores Arbana Osmani, e cila po dje në mbrëmje festoi me stafin e biznesit të saj, “Bana’s”.
Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani. Edhe pse këta të dy nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar, ndodhitë e natës së djeshme i shtojnë dyshimet, se prezantuesi do të jetë Ledioni. /Labirinth

- “Do arrini sukses të madh në këtë periudhë”, Horoskopi i datës 1 Prill 2025
- Gjesti-Eglit: Hajde puthmë në buzë oj shpirt
- Gjesti fut në sherr Danjën dhe Eglin: Je kokrra e interesaxhies!
- Ja sa banorë të BBV4 do të shkojnë në finale
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars