Pre. Dhj 27th, 2024

Çfarë është “kultura e anulimit” dhe pse presidenti Putin e përmendi sot?

Ju mund të anuloni abonimet në Netflix, porositë e Amazon, por tani në vitet e fundit mund të anuloni edhe njerëzit.

Ideja e anulimit të personazheve të famshëm, kompanive apo figurave të tjera publike filloi kur lëvizja “#MeToo” u dha zë mijëra grave, që u ngritën kundër abu.zimit dhe abu.zuesve të tyre se.ksualë.

Kjo është bërë tashmë një praktikë për këdo dhe çdo gjë që bën ose përfaqëson diçka fyese për njerëz, kultura ose ideologji të veçanta.

Dhe kohët e fundit, mbi 150 shkrimtarë, studiues, dramaturgë, poetë dhe gazetarë botuan “Një letër mbi drejtësinë dhe debatin e hapur” në një përpjekje për të dënuar kulturën e anuluar dhe sul.met ndaj fjalës së lirë.

Sot presidenti rus, Vladimir Putin e quajti bllokimin rus një “kulturë anulimi” (cancel culture).

Ai krahasoi veten e tij me autoren e “Harry Potter”, JK Rowling, e cila gjithashtu u konsiderua e anuluar kulturalisht, sa i përket deklaratave të saj ndaj transgjinorëve.

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *