Wed. Mar 18th, 2026

“Ç’bën këtu, mos e humb Stelinën”, Laert Vasili i kthehet Keijsit: Nuk është material i zakonshëm, është i rrallë!

Një debat i ashpër ndodhi mes Keijsit dhe Stelinës javën e kaluar në “Përputhen”, për shkak të një diskutimi që u hap në studio, pasi ai së bashku me Inën kishin shkuar për të vizituar një tjetër konkurrent Krisin, i cili kishte bërë aksident.

Kur Ina iu bashkua programit theksoi se kishte një pëlqim për Keijsin, por më pas ajo u distancua, pasi ky i fundit kishte zgjedhur Stelinën.

E megjithatë ndodhi kjo situatë që në studio të aludohej e mes Inës dhe Keijsit kishte pëlqim. Së fundmi, Keijsi është rikthyer në program, por pa Stelinën, e cila foli nga një bisedë telefonike për programin.

Opinionistët komentuan situatën mes Keijsit dhe Stelinën, ndërkohë që Laert Vasili e këshilloi Keijsin duke i thënë që të mos ta humbiste Stelinën.

“Mos e humb se nuk është material i zakonshëm është i rrallë”, i tha Laerti Keijsit, por megjithatë ai vendosi të qëndrojë në studio dhe të mos largohet.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *