Wed. Mar 18th, 2026

Blerta Celibashi flet për herë të parë: Unë dhe Elia Zaharia nuk kemi qenë kurrë shoqe!

Blerta Celibashi, fotografja e njohur ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë. Ajo u shpreh se nuk ka patur asnjëherë miqësi me Elian.

“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, tha Blerta.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *