Pre. Dhj 27th, 2024

Bileta nga 15 euro për 17 destinacone, shqiptarët do të udhëtojnë më në fund me low cost

Linja më e madhe ajrore në Evropë, Ryanair do të nisë javën e ardhshme fluturimet nga aeroporti i “Nënë Tereza”.

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të prenotojnë mbi 50 mijë vende në 17 destinacione evropiane, duke filluar nga 15 euro.

Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve te ofruara janë shitur për muajin e parë të operimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turisteve në Shqipëri si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. Nga e marta e ardhshme do të përfundojë epoka e çmimeve të larta“, ka thënë CEO i kompanisë, Michael O’leary, teksa ka zbritur në aeroportin e Tiranës.

Burimi: Top Channel

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *