Këngëtarja nga Kosova, Arta Kabashi ka qenë një nga personazhet që u pëlqye shumë në Big Brother VIP Albania 3 për shkak të natyrës së saj të qetë dhe pozitive.
Teksa ishte e ftuar në “Pushime on Top”, këngëtarja tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë këngë të reja.
“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin”, u shpreh artistja nga Peja.
E pyetur nga moderatorja Lei Kraja se a është penduar për këtë eksperiencë, ajo tha se përkundrazi kjo do të mbetet diçka që do ta kujtojë gjithmonë.
“Jo, është diçka shumë e thjeshtë. Mendo për diçka që e ke përjetuar. Nëse ke ndjenjë të mirë, pozitive për të, atëherë nuk ke pse pendohesh. Unë, kur mendoj për Bigun, e kam një ndjenjë të mirë, ishte një atmosferë e këndshme për mua, sepse e pata vendosur që në fillim të tregoja talentin dhe anën pozitive të Artës”, tha ajo.
- VIDEO/ Laerti nuk e shpëtoi nga nominimi, Valbona: Jam e lënduar, më është thyer zemra
- VIDEO/ Gjesti bisedon me Klajdin: Ja çfarë nuk më pëlqen te Rozana
- VIDEO/ “Kam bërë gabime”, Gjesti: Hyra në depresion, zemra mu prish dhe fillova të falem
- Fansat e pyesin për Sarën, Driloni: Ajo është klasë e lartë, materialiste
- “Jam me Laertin deri tani”, Egla Ceno: Kur të vijë koha, Rozana del nga shtëpia e BBV para Gertës
- Klajdi Musabelliu: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, rrinim bashkë gjatë gjithë kohës