Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra” për sëmundjen e partnerit të saj, gazetarit Alban Dudushi, duke konfirmuar se ai po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.
Ajo ka shpjeguar se sfidën e kanë kaluar tashmë dhe e konsideron vitin 2024 si vitin më të keq të jetës së saj.
Sulo ka theksuar mbështetjen që kanë marrë nga shumë njerëz dhe ka ndarë ndjesinë e fitores ndaj kësaj beteje, duke theksuar se ata ishin bashkë dhe arritën ta kalonin këtë periudhë të vështirë.
“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë. Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ky ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë.”, tha ajo.
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Danjës: Një provinciale që donte të bëhej qytetare…
- “Dikush më tha për ty që…”, Ledion Liço befason Egli Takon gjatë spektaklit
- Gjesti dhe Xheneta përballen jashtë shtëpisë së BBV: Ja çfarë ndodhi
- “Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit”, Horoskopi i datës 28 Prill
- “A ju ka marrë malli?”, Gjesti ka një pyetje për fansat, ja për çfarë bëhet fjalë
- Egli Tako tregon pse nuk e ndjek më motrën e Gjestit në Instagram