Wed. Mar 18th, 2026

Bashkëshortja e Rogertit flet për herë të parë në media: E vërteta shpesh është e hidhur, por godet!

Enxhi, bashkëshortja e Rogertit ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke folur në një intervistë për Top Albania Radio.

“Komentet e tipit ‘kush është ajo grua që e duron?’ më kanë ndikuar shumë. Rogerti është në një lojë, është në Big Brother, ndërkohë që njerëzit jashtë nuk po kursehen aspak në komentet e tyre. Ndonjëherë më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur të jetë ky modeli në Big Brother. Të jesh modeli i mirë, mendoj se është shumë më e thjeshtë. Por të jesh ‘i keqi i domosdoshëm’, apo një model ndryshe, është shumë më e vështirë për t’u përqafuar dhe pranuar nga publiku. E vërteta shpesh është e hidhur, por godet. Unë mendoj se Rogerti ka thënë disa të vërteta aty brenda. Me mënyrën se si i ka thënë, ndoshta nuk jemi gjithmonë dakord, por kjo është pjesë e lojës.”, ka thënë ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *