I ftuar në puntatën e fundit të “She’s On Top” ka qenë artisti Bardhi teksa ka dhuruar një performancë mahnitëse për spektatorët.
Ai gjithashtu ndau dhe surprizën e projektit të tij të ri, me një këngë që do të vijë për vajzën që ai dhe Sara Gjordeni po presin.
“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket.
Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia”, tha si fillim Bardhi.
Kur u pyet për emrin e fëmijës, ai dhe Sara vendosën të mos përgjigjeshin, duke e lënë mister.
“Kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni veshë, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh Bardhi.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
