Burimi: News 24
Banorët e Paskuqanit janë ngritur në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar zgjerimin e Unazës së Madhe.
Ata akuzojnë qeverinë për devijim të projektit.
Ndërkohë që në plan për t’u shembur janë 100 banesa, për 8 km rrugë, banorët thonë se projekti devijoi pas zgjedhjeve të 25 prillit, më 17 korrik të vitit të kaluar.
Njëri prej banorëve ka folur për News 24.
“Projekti i Unazës është devijuar. Banesa ime preket nga projekti. I bëj thirrje institucioneve që të na ndihmojnë në këtë mes. Të vënë dorën në zemër dhe të mos na prishen shtëpitë dhe tokat. Jemi ankuar. Projekti u ndryshua pasi mbaruan votimet, për interesat e vetë. I kemi bërë kërkesë bashkisë së Kamzës, dhe kryeministrit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje“, u shpreh ai. /Labirinth