Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko ka tentuar t’i japë fund jetës. Policia njofton se balerini i njohur është hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se balerini ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, por gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rëndë.
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit