Armina Mevlani ishte e ftuar në “Rudina”. Epo kush më mirë mund t’ia rendiste të gjitha cilësitë sesa njeriu, gjaku i të cilit i rrjedh në vena?
Babai i saj, Arben Mevlani i ka dërguar një mesazh shumë të ndjerë dritës së tij përmes programit.
“Ej Armina! Po të them Armina siç të thoja kur ishe e vogël, kur ti mbylleshe në dhomë me Barbie-t e tua dhe merreshe me veshjet e tyre me orë të tëra. Më kujtohet kur ishe 9-10 vjeç kur u nisëm drejt Shkodrës me një furgon për të incizuar këngën tënde në Festivalin e Fëmijëve dhe që ti ngulje këmbë të ktheheshim sa më shpejt pasi do të organizoje Miss Pallatin. Ti Armina ke qenë një vajzë e qetë, e urtë, e dashur dhe u rrite pa na krijuar asnjë problem. Kujtoj pasditet kur rrinim bashkë dhe ti bëje mësimet. Kujtoj shumë gjëra me ty, në këto momente do të thoja shumë, shumë gjëra por kaq është koha. Armina, ti je një njeri i dashur, një njeri me një zemër të madhe, një njeri me një zemër të mirë që do shumë njerëzit ashtu dhe kafshët. Ti je shiu që lan mërzitjet e mia. Të puth babi, të dua shumë. Jam krenar për ty.“, tha Arben Mevlani.
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!