Aurela Gaçe ka zbuluar se në vitin 2011 kur përfaqësoi Shqipërinë në kompeticionin e këngës “Eurovision” ishte shtatzënë me vajzën e saj të parë Grace, por që askush nuk e dinte përveç rrethit të ngushtë shoqëror.
Në një intervistë për Orinda Hutën për podcastin “Mam”, ajo tregoi se shpalli shtatzëninë pas përfundimit të Eurovisionit, pasi kishte merak si do reagonte stafi dhe nuk donte që të shqetësoheshin për mbarëvajtjen e pjesëmarrjes.
“Në shtatzëninë e parë ishim të dy koshient që do të ndodhte dhe e prisnim, sepse ishim të dy edhe jemi kokë e këmbë të dashuruar dhe madje unë kam qenë në periudhën që përgatitesha për të shkuar në Eurovision në atë kohë. Në skenë kam qenë shtatzënë, gjatë shtatzënisë kam punuar fort për albumin. Këngën “Tranzit” e kam xhiruar dy ditë para se të lindja…Kur kuptuam që isha shtatzënë të dy ishim shumë të lumtur, unë pak e frikësuar, ai se tregonte, une pak më shumë. Ndjesi komplet pak e re”, tha Aurela.
Kujtojmë se Aurela është nënë e dy vajzave.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
