Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër për aktrimin.
Pas një karriere të suksesshme muzikore, Aurela do të interpretojë në një film të ri komedi, ku do të ketë një rol protagonist.
Ky projekt titullohet “Luli & Goni Lemes”, me skenar të Klaudia Brahimajt dhe regji të Bjordi Mezinit, të njëjtin ekip që solli serialin H.O.T.
Aurela është diplomuar si aktore në Akademinë e Arteve dhe, edhe pse është më shumë e njohur për muzikën dhe energjinë e saj në skenë, kjo nuk është hera e parë që ajo eksperimentohet me aktrimin.
Projekti i ri ka zgjuar shumë interes dhe fansat janë të emocionuar për ta parë Aurelën në këtë dimension të ri, duke shfaqur batuta dhe talente të reja.
Pak ditë më parë, Aurela ndau një video nga një program të vitit 1996-1997, ku tregon aftësitë e saj si aktore dhe e bën më të qartë se ky rikthim në aktrim është një hap natyral për të. Të gjithë mezi presin të shohin se si do ta shpalosë këtë talent të saj të dytë.
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor