Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi u emocionua kur pa nënën e saj në një takim surprizë. Gjatë bisedës, nëna e Drenushës shprehu shqetësimin se fëmijët nuk kishin mundur ta takonin pasi i ati, Atilla, nuk i kishte lejuar të shkonin. Atilla ka qenë i ftuar në Big Talk, ku ka sqaruar arsyen e vendimit të tij për të mos i sjellë fëmijët në shtëpinë e Big Brother.
“Unë nuk ua mohoj nënën, as nuk i ndal fëmijët prej nënës. Asnjë fjalë të keqe nuk kam thënë për të! E kundërta është, unë e kam të detyrueshme si prind t’i mbroj fëmijët. Nuk sillet fëmija në 11 e 30 të natës. Problemi është te produksioni. Është zgjedhja e saj që ka qëndruar brenda,” tha Atilla, duke theksuar se vendimi për të mos lejuar fëmijët të shfaqen në Prime ka qenë një vendim i marrë që në fillim dhe i diskutuar me të gjithë.
Atilla gjithashtu shtoi se ai nuk kishte qenë i informuar që Drenusha do të hynte në Big Brother dhe se ai kishte preferuar që fëmijët të mos ekspozoheshin në një format kaq të ngarkuar, për shkak të ndikimeve të mundshme.
“Nuk është se nuk i ekspozoj unë fëmijët, i kemi rrjetet sociale, e kemi jetën tonë, por tani aty nuk kam pasur dëshirë”, përfundoi ai.
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor