Opinionisti i Big Brother Vip, Arbër Hajdari e ka ironizuar Kiara Titon, duke thënë se, fama është e vështirë të administrohet.
Sipas tij, ajo do vëmendje
“Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinet. Fama e tyre njerëzve që akuzon Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit. Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha“, tha Arbëri. /Labirinth