Projekti më i fundit muzikor që ka sjellë Anxhela Peristeri është kënga me Vedat Ademin e titulluar “1960”.
E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo tha se, artisti që ishte në plan të parë për bashkëpunimin ka qenë Luizi, por për shkak të angazhimeve të tij nuk u realizua dot.
“Ka qenë Luizi në plan. Ishte ky projekt që për aryse të ndryshme të karrierës së Luizit nuk u realizua. Kështu që u realizua më vonë me Vedatin. Unë mendoj që është një këngë shumë e bukur dhe të gjithë do ta mirëprisnin. Mendimi për Luizin nuk ishte asnjëherë për komercialitet, sepse Luizi është një këngëtar festivalesh dhe e ka vërtetuar këtë. Zëri i Luizit në këtë këngë do të rrinte shumë mirë dhe ne prandaj e menduam. Për asnjë arsye komerciale. Nga momenti që nuk u realizua, pastaj vendosëm një plan B që ishte Vedati.”, ka thënë Anxhela.
- VIDEO/ Luiz Ejlli: Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin absurd, jam i pafajshëm!
- VIDEO/ Ja ku do ta shohim sonte Rozana Radin
- “Forca shqipe”, Rozana Radi mbështet grupin “Shkodra Elektronike” që do na përfaqësojë me “Zjerm” në Eurovision
- Vajza feston ditëlindjen, ja si e uron Jul Deda: Dhurata më e bukur që…
- Gjesti feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush fituesi i BBV4
- Monika Lubonja flet për divorcin, e sqaron njëherë e mirë