Die. Dhj 29th, 2024

Ambasadorja Yuri Kim e pikëlluar për zjarret në jug të Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar për zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë.

Ajo shprehet e pikëlluar duke ofruar ndihmën e Ambasadës amerikane.

Ashtu si të gjithë në Shqipëri, Ambasada Amerikane është e pikëlluar nga shkatërrimi i shkaktuar nga zjarret në jug. Në përgjigje, ekspertët amerikanë të luftës kundër zjarreve mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare. Përveç kësaj ndihmë nga Pajisjet e USAID -it të dhuruara më parë nga ushtria amerikane duke përfshirë “kova Bambi” për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale, etj – po përdoren tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare. Së bashku më të fortë. Krah për krah”, shkruan ambasadorja. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *