Alketa Vejsiu ka gjetur një ekuilibër mes profesionit dhe familjes. Në një bisedë të ngrohtë me Arbana Osmanin në “Mirëmbrëma yje”, moderatorja ndau detaje për raportin e saj me të afërmit, veçanërisht për marrëdhënien me vajzën e saj, Nikin.
Duke kujtuar një moment nga e kaluara, ajo ndau një episod me vajzën e saj gjatë finales së “X Factor Albania”, ku performoi një miks të këngës “Po s’më puthe ti” dhe një koreografi frymëzuar nga Jennifer Lopez.
“Ishte një performancë që e bëra për qejfin tim,” rrëfen Alketa. “Thashë, kur të jem 50-60 vjeç, do ta shoh veten 40 që kërceja dhe këndoja. Por Nikit s’i pëlqeu aspak.”
Vajza e saj nuk i kurseu kritikat, duke i thënë: “Çfarë ishte ajo performancë? Jennifer Lopez ti? Krahasohesh ti me Jennifer Lopez?” E qeshur, Alketa iu përgjigj: “Nuk po përpiqesha të bëja Jennifer, po të bëja Alketën që e adhuron Jennifer kur këndon në skenë.”
Kjo marrëdhënie e veçantë mes nënës dhe vajzës tregon jo vetëm lidhjen e tyre të ngushtë, por edhe faktin që Alketa është gjithmonë e hapur ndaj mendimeve dhe kritikave, madje edhe kur vijnë nga ata që e duan më shumë.
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor