Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar së fundmi tek “Rudina”, ku gjatë intervistës sqaroi fjalën e famshme që ai ka përdorur ndaj çunave shqiptarë, “zdroms”. Veliaj treoi se edhe bashkëshortja e thërret me këtë term.
“Unë e vuaj në shtëpi këtë se nëse prishet një gjë në shtëpi, prishet bojleri, digjet një llapmë, duhet ngulur një kornizë, unë gjej gjithmonë justifikime pse s’bëhet, ja se erdha vonë, ja se ika herët. Dhe Ajola thotë: ‘Ti qofsh, të rregullosh gjithë Tiranën dhe mos të prekësh gjë me dorë në shtëpinë tënde, ju jeni tamam zdromsa’.“, u shpreh Veliaj. /Labirinth