Moderatorja Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” së bashku me partnerin e saj, Donald Veshaj për të zbuluar më shumë për prapaskenat e filmit “5 Herë Jo”.
Bora u shprehur që vështirësia e saj më e madhe si aktore ka qenë në skenat me Donaldin, pasi sipas saj ai nuk është aq romantik në jetën reale.
“Më vinte për të qeshur sa herë që shikoja Donaldin si romantik sepse nuk isha mësuar ta shikoja si të tillë. Duhet të më shkundin mirë që të mos qeshja më sepse po humbnim shumë kohë ashtu”, ka thënë Bora.
Ata gjithashtu i janë përgjigjur edhe pyetjes se pse Romeo nuk mori pjesë në film:
“Romeo nuk ka qenë me ne sepse po punon me një projekt tjetër që do të fitojë më shumë”, tha Donaldi.
Romeo i pyeti se nëse Bora është shtatzënë, pasi ashtu është përfolur, por ajo e mohon këtë.
Ndërsa sa i përket zërave se do të prezantonte reality show-n më të famshëm në Shqipëri, Bora tha: “Topi më ka besuar shumë gjëra mua, por “BBV” nuk do e prezantoj unë”.
- “Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja”, Horoskopi i datës 19 Prill
- VIDEO/ “Sa fëmijë do të doje të kishe?” ja si i përgjigjet Gjesti Bieta Sulos, reagon Egli
- Rozana Radi shpjegon pse nuk reagoi kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin
- VIDEO/ Gjesti-Eglit: Më vjen keq për lotët që ke piku prej meje
- “Një nga shenjat më të zjarrta dhe të paduruara”, 5 shenjat më agresive të horoskopit
- VIDEO/ “Si do rri pa ty”, përqafime mes Eglit dhe Gjestit