Wed. Mar 18th, 2026

A do të hyjë Luiz Ejlli në BBV5? Ja si përgjigjet Kiara Tito

Ditët e fundit, në rrjetet sociale po spekulohet, se fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, mund të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP 5.

Kjo gjë u diskutua sot në “Shqipëria Live”, ku ishte e ftuar partnerja e tij, Kiara Tito.

Pjesë nga biseda:

Siodrela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?

Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…

Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithë se, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.

Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por… Teksa lajmi u përhap kudo, fansat kanë shprehur entuziazmin dhe kuriozitetin e tyre në rrjetet sociale. Rikthimi i mundshëm i Luizit ka nxitur debate dhe spekulime për dinamikat që mund të krijohen brenda shtëpisë, duke marrë parasysh karakterin e tij të paparashikueshëm. Për momentin, çdo gjë mbetet në pritje, dhe tifozët e Big Brother VIP 5 do të duhet të presin për konfirmimin zyrtar.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *