Pre. Sht 20th, 2024

Video/ Olta Gixhari e provokon, Kiara Tito ia bën për inat, përqafon Luizin

Aktorja Olta Gixhari i është kthyer kundër moderatores Kiara Tito, pasi kjo e fundit ka mbështetur këngëtarin Luiz Ejlli.

Olta është shprehur e çuditur për mënyrën se si Kiara po sillet me Luizin, pasi sipas saj, ai e gënjeu kur i tha se ishte i sëmurë.

Sa shpejt e fiton terrenin te ty”, i tha Olta, Kiarës, ndërsa kjo e fundit i dha një përqafim Luizit.

Kiara po më çudit shumë, vërtet po më çudit shumë”, i tha Olta me kunj, ndërsa Kiara ia ktheu: “Pse? Unë po çuditem dita ditës këtu”.

Jo vërtet po çuditem shumë për ty”, vijoi Olta.

“Edhe unë po çuditem shumë këtu”, ia ktheu Kiara.

“Më pëlqen mënyra se si po sillesh me një njeri që ja ke heq vizën dhe që ofendon gjithë shtëpinë dhe gjithë gocat e shtëpisë. Më pëlqen shumë”, iu drejtua aktorja, ndërsa moderatorja duke e injoruar i ktheu: “Po, po”.

Shihni videon nga Big Brother Vip:

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *