Mër. Nën 6th, 2024

Lëkundje të forta tërmeti në vend

Mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka lajmëruar se, sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundjet e tërmetit ishte me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit.

Sipas të dhënave lëkundjet janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftimin e ministrit. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *