Enj. Gus 29th, 2024

Emoji-t të përdorura në mesazhet elektronike janë bërë pjesë e jetës së përditshme të shumë njerëzve në mbarë globin.

Ato përdoren shpesh në mesazhe dhe në rrjetet sociale. Numri i emoji-ve sa vjen dhe po rritet, po ashtu edhe konfuzioni se çfarë përfaqëson secila prej tyre.

Një rast në veçanti është emoji i duarve të palosura, i cili është përdorur gjerësisht në mediat sociale si një simbol lutjeje.

Megjithatë, disa përdorues i kanë dhënë një kuptim tjetër. “High five” ndodh kur dy persona ngrenë njëkohësisht një dorë.

Sidoqoftë, në kultura të caktuara emoji ka edhe kuptime të tjera, si për shembull përshëndetja hindu “namaste” ose fjala japoneze “itadakimasu” që zakonisht thuhet përpara se të hahet një vakt.

Në Azinë Jugore, përdoret gjithashtu për të kërkuar falje. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *