Enj. Nën 7th, 2024

Prezantuesja e famshme italiane tregon si shpëtoi nga duart e partnerit: Ata nuk ndryshojnë, të bëjnë të ndihesh një hiç

Prezantuesja italiane, Mara Venier ka folur në një intervistë për “Corriere della Sera” për dhu.nën ndaj grave, teksa ka treguar edhe një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj.

“Kisha një ish-partner të dhu.nshëm. Shumë i dhu.nshëm. Më rr.ahu. Shkoi deri aty sa u përpoq të më vr.iste. Më priti me thi.kë poshtë shtëpisë. Pagova një çmim shumë të lartë. Ai njeri nuk është më dhe në fund e fala. Ishte një njeri që nuk e pranoi fundin e historisë sonë. Thoshte se më donte akoma. Por kjo nuk është dashuri. Ata janë burra që e ndjejnë se, zotërojnë trupin dhe shpirtin tënd dhe ata të shkatërrojnë”, ka rrëfyer ajo për “Corriere Della Sera“.

Sipas Venier, dhuna e meshkujve ndaj grave nuk shprehet vetëm më goditje dhe kërcënime, por edhe përmes procedit të denigrimit dhe nënshtrimit.

“Dhu.na e meshkujve nuk shprehet vetëm me go.ditje dhe th.ikë, por përmes një procesi denigrimi dhe nënshtrimi. Të bëjnë të ndihesh një hiç. Një lodër në duart e tyre. Kam ndjerë fr.ikë. Fr.ika nga dh.una fizike dhe fr.ika për të bërë denoncim, por unë isha e dashuruar dhe kur dashuron nuk do të shohësh. Dashuria të shtyn të justifikosh thuajse gjithçka. Ishte një gabim i rëndë. Në fund u detyrova ta denoncoj. Unë shkova me dy karabinierë, por fillimisht duhej ta kisha ndalur spiralen brenda meje. Për një kohë të gjatë diçka e pazgjidhur mbeti brenda meje si dobësi, zemërim, paaftësi për të reaguar… Fatkeqësisht ne femrat jemi të tilla”, ka thënë Venier për “Corriere Della Sera“.

Sipas saj, ajo që i shtyn gratë të heshtin, të mos raportojnë dhe t’i nënshtrohen është “sindroma e Kryqit të Kuq”, pra dëshira për të shpëtuar partnerin nga instinkti i tij i dhu.nshëm dhe shpresa për t’ia dalë mbanë.

“Mendoja se unë do ta shpëtoja atë, me mua ai do të jetë ndryshe, do ta ndryshoja. Por për fat të keq ata nuk ndryshojnë dhe pastaj duhet të largohemi. Lëreni atë. Në shup.lakën e parë, menjëherë. Nuk duhet ta lejojmë të ushtrojë një pushtet, një dh.unë mbi ne; përndryshe ka mbaruar”, ka thënë ajo. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *