Pre. Nën 22nd, 2024

Foto/ “Dance Of Light”, një nga kullat më të përdredhura në botë u zbulua në Kinë

Një nga kullat më të përdredhura në botë është zbuluar në Chongqing të Kinës. Kulla “Dance Of Light”, e projektuar nga firma “Aedas” dhe e përfunduar këtë vit, është 180 metra e lartë dhe përmban një fasadë të përdredhur.

E vendosur në Xingfu Plaza në rrethin Jiangbei të Chongqing, ndërtesa e cila ka formën e thjeshtë dhe elegante të fasadave të dyfishta të lakuara jep përshtypjen e një ndërtese të përdredhur.

Dance of Light

Dizajnerët u frymëzuan nga rrezet dhe spiralet e dritave polare që shihen shpesh në Arktik dhe Antarktik, kështu që drita luan një rol kyç në theksimin e formës së përdredhur të strukturës. Pamja e kullës ndryshon nga kënde të ndryshme pasi drita reflektohet dhe përkulet mbi fasadat e xhamit.

“Kur bie nata, fasada e lakuar shfaq reflektime që aludojnë në figurën e kërcimit të një balerine”, tha firma “Aedas” në deklaratën për shtyp.

Dance of Light

Sipas Aedas, kulla “Dance Of Light” ka një kënd rrotullimi deri në 8.8 gradë për kat. Ndërtesat e larta që kanë një formë të përdredhur janë shtuar shumë gjatë dëkadës së fundit, falë përparimeve në ndërtim, inxhinieri dhe programeve kompjuterike arkitekturore. “Turning Torso” e realizuar nga arkitekti spanjoll, Santiago Calatrava në vitin 2005 në Malmo të Suedisë ishte ndërtesa e parë e përdredhur që shfaqi stilin inovativ të arkitekturës.

Ndërtesa të tjera të njohura të përdredhura janë; Absolute World Towers e vendosura në Kanada në vitin 2012, 306 metra e lartë, Cayan Tower në Dubai, e projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill dhe e përfunduar në vitin 2013. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *