Turqia ka pranuar të mbështesë kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Lajmin e ka bërë me dije, presidenti finlandez, Sauli Niinisto pas samitit të NATO-s, që u mbajt sot në Madrid.
Niinisto tha se, “përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit”. /Labirinth