Sht. Nën 23rd, 2024

Aksidentohet Arjan Konomi: Rrezikoj të humb krahun

Opinionisti Arjan Konomi ka pësuar një aksident, teksa ndodhej me pushime në Jordani. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai rrëfen se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në krah dhe se për fat të mirë ka ende shpresë që ta ketë krahun.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di ç’ka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, shkruan Konomi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *