Pre. Nën 22nd, 2024

Zana Çela reagon pasi e shkarkuan nga Teatri i Operas dhe Baletit

Zana Çela nuk do të jetë më Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Lajmi ka disa ditë që është bërë me dije dhe sipas vendimit të qeverisë drejtoresha e re do të jetë violinistja dhe ish-drejtoresha artistike në Opera, Abigeila Voshtina.

Ndërkohë që Zana Çela ka reaguar për herë të parë pas vendimit të qeverisë. Në një reagim të shkurtër për “BW”, ajo shprehet se, nuk është njohur zyrtarisht me dokumentin.

“Në bazë të procedurave administrative, dokumenti quhet i marrë në administrim kur shkresa – vendimi vjen me protokoll, ky quhet dokumenti zyrtar që më jep të drejtën finale të informimit dhe zbatimit të vendimit. Me ta pasur këtë dokument do të shprehem plotësisht”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një vendim me 22 qershor, ku liron nga detyra Zana Çelën dhe emëron në detyrë Abigeila Voshtinën. Kujtojmë se, Zana Çela ndodhet prej gjashtë vitesh në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. /Labirinth

Vendimi i Këshillit të Ministrave – 22 qershor 2022

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *