Hën. Kor 29th, 2024

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ambasada greke në Tiranë ka pezulluar procesin e dhënies së vizave.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasada greke në vendin tonë me një postim në rrjetet sociale.

Po ashtu ajo informon të gjithë aplikantët e vizave mund të marrin pasaportat e tyre nëse dëshirojnë duke kontaktuar autoritetet konsullore.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.”, njofton ambasada. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *