Pre. Sht 20th, 2024

Gjendet një burrë i pajetë në rrugë në Tiranë, policia: Ja çfarë i ka ndodhur

Një 51 vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ali Shefqeti” në kryeqytet.

“Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç”, njofton policia.

Sipas saj, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po ashtu, policia bën me dije se dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes”, njoftojnë më tej forcat blu. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *