Pre. Sht 20th, 2024

Zgjedhjet parlamentare/ Meta fton partitë për konsultime, reagon menjëherë Yuri Kim dhe kërkon Vetting

Presidenti Ilir Meta ka ftuar partitë për konsultime të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ai u ka nisur dy letra, një Taulant Ballës nga ana e socialistëve dhe një Gazmend Bardhit nga ana e demokratëve.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 11:00 pranë institucionit të Presidentit të Republikës kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”, thuhet në letrën drejtuar Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Presidenti i Republikës, fton në takim ditën e premte, dt 04.09.2020, ora 12:00, pranë institucionit të Presidentit të Republikës, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe/ apo persona të tjerë të autorizuar prej tij”, thuhet në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve me një letër drejtuar krerëve të partive të mëdha, kryeministri Edi Rama njëkohësisht edhe kreu i PS, si dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ku ju thotë se duhet të bëjnë vetting për të gjithë kandidatët për deputetë. Nga ana tjetër ajo inkurajon partitë që të kontrollojnë kandidatët dhe të përzgjedhin vetëm ata që janë të kualifikuar dhe respektojnë votuesit shqiptarë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *